Pyetje të shpeshta

Përgjigjet që i duhen biznesit tënd

Regjistrimi, kalendari, stafi dhe faturimi. Nëse mbetet ndonjë paqartësi, ekipi ynë përgjigjet shpejt.

Fillimi

Krijo një llogari falas, plotëso formularin e regjistrimit me të dhënat e biznesit, shto shërbimet dhe orarin e punës. Pas kësaj profili yt bëhet i dukshëm dhe fillon të pranosh rezervime online.

Zakonisht nën një orë. Të dhënat bazë dhe shërbimet i shton në pak minuta, ndërsa orarin e stafit dhe detajet e tjera mund t'i rregullosh më vonë, kur të duash.

Platforma punon me tri mënyra rezervimi: termine për shërbime si sallone, klinika dhe palestra, qira asetesh si vetura ose pajisje, dhe bileta për evente. Gjatë regjistrimit zgjedh atë që i përshtatet biznesit tënd.

Jo. Me regjistrimin merr një profil publik me shërbimet, fotot, oraret dhe butonin e rezervimit. Nëse ke ueb faqe, mund ta lidhësh profilin me të.

Po. Me të njëjtën llogari mund të regjistrosh disa biznese dhe të kalosh mes tyre nga paneli, pa u kyçur çdo herë nga e para.

Rezervimet dhe kalendari

Të gjitha rezervimet shfaqen në panel, në pamje ditore, javore ose mujore. Çdo rezervim i ri shfaqet automatikisht, pa pasur nevojë ta shënosh diku tjetër.

Po. Nëse klienti të merr në telefon ose vjen direkt, e shton rezervimin nga paneli dhe termini bllokohet njësoj si një rezervim online.

Orarin e punës dhe pushimet i cakton te Cilësimet e biznesit, ndërsa çdo punonjës mund të ketë orarin e vet. Klientët shohin vetëm terminet që janë realisht të lira.

Ti e cakton vetë numrin maksimal të ditëve përpara, te Cilësimet. Kështu kalendari nuk mbushet me termine shumë të largëta nëse nuk i do.

Po, nëse e aktivizon rezervimin për vizitorë te Cilësimet. Klienti lë emrin, emailin dhe numrin, dhe ti i sheh njësoj si rezervimet e tjera.

Politikën e anulimit e shkruan te Cilësimet dhe klientët e shohin para se të konfirmojnë. Anulimet shfaqen menjëherë në kalendar dhe termini lirohet për dikë tjetër.

Stafi, shërbimet dhe asetet

Nga seksioni Stafi shton çdo punonjës, i cakton shërbimet që i kryen dhe orarin e tij. Punonjësit me qasje në panel shohin vetëm orarin dhe rezervimet e veta.

Te Shërbimet shton emrin, çmimin dhe kohëzgjatjen e secilit shërbim. Ndryshimet reflektohen menjëherë në profilin publik dhe në kalendarin e rezervimeve.

Nëse biznesi jep me qira, çdo njësi e regjistron si aset me çmim dhe periudhë disponueshmërie. Kur një aset rezervohet, ai bllokohet automatikisht për atë periudhë.

Po. Te Kodet e zbritjes krijon oferta me vlerë ose përqindje dhe me afat të caktuar. Klienti e shkruan kodin gjatë rezervimit dhe zbritja llogaritet vetë.

Abonimi dhe faturimi

Ka disa plane, nga ai falas deri te planet me më shumë veçori. Çmimet aktuale dhe dallimet mes planeve i sheh te faqja e Shërbimeve dhe te seksioni Abonimi në panel.

Po. Të gjitha planet fillojnë me 30 ditë provë falas, pa kartë krediti. Nëse nuk vazhdon, biznesi kalon te plani falas dhe nuk paguan asgjë.

Po, në çdo kohë. Ngritja e planit hyn në fuqi menjëherë, ndërsa ulja aplikohet në fund të periudhës që ke paguar.

Nga seksioni Abonimi në panel. Abonimi mbetet aktiv deri në fund të periudhës aktuale, pastaj biznesi kalon automatikisht në planin falas. Të dhënat nuk humbin.

Pagesa bëhet me kartë, me faturim mujor ose vjetor, sipas asaj që zgjedh. Faturimi vjetor kushton më lirë për muaj.

Klientët, vlerësimet dhe mbështetja

Të dhënat e biznesit dhe të klientëve që rezervojnë tek ti mbeten tuajat. Ne i përpunojmë vetëm për ta mbajtur shërbimin në funksion, sipas politikës sonë të privatësisë.

Vlerësimin mund ta lërë vetëm një klient që ka pasur rezervim të përfunduar tek ti, prandaj nota jote pasqyron klientë realë. Të gjitha vlerësimet i sheh të grumbulluara në panel.

Vlerësimet nuk fshihen nga paneli, por nëse njëri prej tyre është fyes ose i rremë, raportoje te Mbështetja dhe ekipi ynë e shqyrton rastin.

Hap Mbështetjen në panel dhe krijo një kërkesë, ose na shkruaj në info@rezervohu.com. Përgjigjemi zakonisht brenda 24 orëve në ditët e punës.

Ke ende pyetje?

Na shkruaj ose krijo llogarinë dhe provoje platformën pa asnjë kosto.